Informacion

Mbydheni Prezantim

Mbydheni Aktivitet Social

Mbydheni Reportazhe

Shėrbime Publike

Mbydheni Dokumentacion . . .

Mbydheni Sherbime Interneti

Mbydheni Librari

Mbydheni Te Ndryshme

Mbydheni Sende per Falje

Mbydheni Mjekesi

Leter informacioni
Abonohuni per tu informuar.
Abonim
Hiq abonimin
6 Abonentėt

   vizita

   vizitor ne linjė

Reportazhe - L.Shyti (Shkrimtar)

ligori_img.png

                   Reportazh

 Ligor Shyti, shkrimtar me sensibilitet tė lartė ndaj jetės shoqėrore dhe shoqėrisė, angazhuar nė betejėn pėr respektim reciprok kundėr diskriminimit tė ēdo lloj forme qoftė; racial ose social. Vete shkrimtari ėshtė person me aftėsi tė kufizuara dhe sukesi i tij tregon edhe njė herė qė, pavarėsisht nga andikapi qė mund tė kemi, brenda ēdo personi ekzistojnė dėshira dhe energji, qė mund tė vihen nė shėrbim tė shoqėrisė,  pėr tė ecur pėrkrah tė tjerėve pa paragjykuar tė metat fizike apo rangun social.

Gazetari: Z. Ligor. Kemi ardhur nė qytetin tuaj pėr tė bėrė njė intervistė me Ju pėr jetėn dhe aktivitetin tuaj gjatė viteve tė fundit. A mund tė na e krijoni kėtė mundėsi?

Pėrgjigje: Padyshim, madje ėshtė kėnaqėsi pėr mua. Pa modesti do t’u thosha se ndihem i privilegjuar, sepse mė jepni rastin tė ftoj publikun tim pėr tė ndarė sė bashku momentet e lumtura dhe vėshtirėsitė e jetės, veēanėrisht pėr mua qė jam person me aftėsi tė kufizuara, por kjo, nė asnjė moment, nuk mė ėshtė bėrė pengesė pėr pasionin tim, letėrsinė, dhe komunikimin nėpėrmjet librit. Pėr tė mposhtur njė pasion tek njeriu, mendoj se duhet mė teper se kaq dhe nuk mjafton njė andikap fizik, pėr tė mė penguar qė t’i jap publikut atė qė ai pret nga njė shkrimtar.

 Pyetje:  Ne dimė tashmė qė ju jeni lindur e rritur nė kėtė qytet tė bukur si Permeti, pra, jeni “djalė vendi” siē thuhet shpesh me krenari nga pėrmetarėt kur i pyesim pėr ju.  Por ne duam tė dimė pak mė teper se  kush ėshtė Ligor Shyti, pra, cila ėshtė jeta e vėrtetė e shkrimtarit ?

 Pėrgjigje: Kush jam unė, kush ėshtė jeta ime… ?! Sa herė qė ndodhem pėrballė kėsaj pytjeje, zhytem nė kujtimet e fėmijėrisė sime dhe kujtoj plot gjėra. Si ēdo kush, kam kujtime tė bukura dhe tė hidhura qė mė vijnė nė mendje sa herė kthej kokėn pas dhe mendoj tė shkaurėn time. Pra, jeta ime ėshtė e ngjashme me dhjetra jetė tė tjera tė kohės dhe epokės time.

Jam lindur nė vitin 1957 nė njė familje me shumė fėmijė. Prindėrit na kanė rritur e edukuar gjithnjė me dashurinė pėr punėn dhe njerzit. Fėmijėrinė time e kam kaluar nė fshatin Kosinė, ku jetonin prindėrit e mi Niko e Thomaidha Shyti, madje pėrfitoj nga rasti pėr t’i falenderuar pėr pėrkushtimin dhe pėrpjekjet qė ata kanė bėrė pėr tė na rritur me kėto vlera tė mira morale e qė kanė ndikuar gjithnjė nė jetėn time.

Pas pėrfundimit tė shkollės nė qytetin e Pėrmetit ju pėrkushtova karieres profesionale nė telefoni nė sektorin e ushtarak. Por kjo u ndėrpre brutalisht nė vitin 2001 nga aksidentimi tim nė punė. Qė prej asaj kohe jetoj nė njė karige me rota. Kėtė ndryshim social, nga njė person aktiv, nė njė person me aftėsi tė kufizuara, e pėrjetova me dhimbje morale dhe fizike. Nė ndryshime tė tilla, ēdo gjė tjetėrsohet, nė ēdo gjė duhet tė adoptohesha me njė situatė tė re e tė pa njohur per mua deri nė atė kohė. Pra, ēdo gjė ishte e vėshtirė pėr mua. Por kjo, ėshtė vetėm njė pjesė e jetės sime. Pra, jeta ime nuk pėrmblidhet vetėm nė momentet e dhimbshme tė fatkeqėsisė. Ajo ka edhe aspekte tė tjera.

Pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje sa mė tė saktė pyetjes tuaj, unė do ta ndaja jeten time nė tre apekte kryesore; nė jetėn e individit si pjestar i shoqėrisė, jetėn si person me aftėsi tė kufizuar dhe jetėn artistike si shkrimtar. Pra, tė tre kėto aspekte gėrshetohen dhe krijojnė njė tabllo me njė stuhi emocionale qė ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me fjalė.

Gazetari: Atėherė tė fillojmė nga jeta juaj. Cilat ishin ėndrrat tuaja dhe cilat janė momentet mė interesante tė kėtij aspekti tė jetės tuaj?

Pergjigje: Pavarėsisht se kam lindur nė njė familje me shumė fėmijė dhe, mundėsitė pėr tė ėndėrruar ishin tė limituara, jeta ime ka pasur plot momente lumturie, qė krijojnė njė album me kujtime tė bukura me shoqėrinė dhe tė afėrmit e mi. Nga fėmijėria, mė kujtohen gjithnjė me nostalgji dhe emocion, mbremjet nė dimėr, kur im atė kthehej nga puna dhe unė i dilja pėrpara pėr ta pyetur nėse kishte vrarė ndonjė gjė atė ditė. Babai tim e kishte shumė qejf gjuetinė dhe mbante njė armė gjahu dhe gjuante lepuj apo thėllėza. Ai, shpesh, mė sillte ndonjė thėllėzė tė gjallė dhe unė e mbaja me kėmbėt e lidhura deri nė mbrėmje kur nėna fillonte t’i pėrgatiste pėr darkė. Nė dimėr gjyshi na mblidhte pranė zjarrit dhe na tregonte ngjarje nga jeta e tij nė Stamboll, si emigrant, duke pire duhan me llullėn e tij, qė shpesh e shkundte nė qoshe tė vatrės sė zjarrit dhe e mbushte pėrsėri nga qesja e tij. Mbasditeve e grinte duhanin hollė-hollė dhe e vinte pranė zjarrit pėr t’u tharė sa mė mirė. Me dukej gjitmonė si njė ceremoni rituale e tė riturve, qė, ndoshta, do ta adoptoja dhe unė kur tė ritesha. Pastaj e dėgjoja me vėmendje kur tregonte, pasi ai kishte njė art tė veēantė nė rrėfimin e ngjarjeve. Gjithashtu mė kujtohet nė atė epoke gjithnjė nėna, qė, pasi ishte ngritur qė herėt e na kishte pėrgatitur ushqimin tė gjithėve, sa herė mė pėrcillte pėr nė shkollė mua me vėllain e madh, na shoqėronte deri te fundi i rrugės duke na kėshilluar vazhdimisht me kujdesin e nėnės pėr gjėra qė na i kishte thėnė me mijra herė... Janė plot gjėra tė tilla qė kur i kujtoj mė japin njė emocion tė veēantė dhe them gjithnjė qė kam pasur fat qė kam pasur kėta prindėr.

Mė vonė, nė vitet e adoleshencės, fillova tė rritem e tė ndihem mė i pėrgjegjshėm pėr atė qė mė priste nė njė familje si e jona qė pėrbėhej nga shumė fėmijė. U rrit pėrgjegjėsia pėr tė dalė mė mirė me mėsime, filluan kėrkesat tė riten. Mbaj mend, nė muajt e verės shkoja me shokėt e mij natėn pėr tė ruajtur misrin e kooperativės nga baldosat. Mė i madhi ishte xhaxhai i njė shokut tim, ndėrsa mė i vogli, isha unė. Kėto momente kanė qėnė shumė tė bukura dhe mbushur me emocion dhe mister. Edhe pse ishim akoma tė parritur, qė nė moshėn 13-14 vjeē ne filluam tė ėndėrronim pėr jetėn, pėr ėndrat e sa ardhmes, pėr dėshirat se ē’do tė bėheshim nė tė ardhmen. Nė atė kohė unė pėlqeja shumė misterin qė fshihte qielli me yjėsinė e tij dhe ėndėrroja qė nė tė ardhmen tė studioja pėr astronomi. Mė pėlqente shumė edhe bota e bimėsisė, pemėt, lulet, natyra nė pėrgjithėsi, por, kur njeriu jeton nė njė vend kaq tė bukur, siē ėshtė zona e Pėrmetit, nė njė farė mėnyrė e konsumon kėtė dėshirė dhe ndihesh i realizuar. Mė pas erdhėn vitet e rinisė kur njeriu kėrkon tė jetė i pavarur dhe kėrkon tė shkėputet nga guacka e familjes duke njohur horizonte e aspekte tė reja tė jetės. Filluan aktivitetet me rininė e shkollės, konkurset, koncertet, mbrėmjet e vallzimit etj. Nga kjo periudhė kujtoj qė kam qenė  rrethur nga shokė dhe miq tė mirė, gjithnjė do tė kisha dikė pėr tė folur dhe pėr tė mė dėgjuar. Plus kėsaj do t’i shtohej edhe situata dhe konteksti polotik i asaj kohe, qė nuk tė jepte dhe shumė mundėsi pėr tė shpresuar. Liria e njeriut ishte e drejtuar nė shina tė paracaktuara dhe vėshtirėsisht mund tė dilje prej tyre. Por, njeriu, nė ēdo situatė qoftė, di tė krijojė momente tė kėndshme tė jetės sė tij, pra them gjithnjė, qė jeta ėshtė e bukur, sidoqoftė ajo nuk duhet shpėrdoruar, por duhet pėrfituar pėr ta gėzuar, sepse koha kalon shpejt.

Pyetje:    Kur jeni aksidentuar dhe cila ka qėnė jeta juaj gjatė kėtyre viteve si Person me Aftėsi tė Kufizuara?

Pėrgjigje: Unė jam aksidentuar nė verėn e vitit 1991 nė njė aksident automobilistik dhe qysh prej asaj kohė jetoj nė kushtet e invaliditetit me dėmtime tė kollonės vertebrale. Po tė analizoja jetėn time tė kėtyre 17 viteve, do tė mė duhej tė shkruaja ndoshta vėllimin mė tė madh qė kam shkruar ndonjėhere. Njė pjesė tė saj e kam shkruar nė romanin “Ēmimi i Faljes”, por ajo ėshtė vetėm njė pjesė, ose e thėnė ndryshe maja e ajzbergut. Shiko. Jeta e njė invalidi, nė kushtet e sotme nė Shqipėri, ėshtė si njė njeri qė shkon nė njė fushė tė minuar, qė, po s’ishe i pėrgatitur shpirtėrisht, moralisht dhe nuk ke mbėshtetjen e familjes dhe tė shoqėrisė, nga ēasti nė ēast mund tė shkelėsh mbi mina dhe tė rrezikosh jetėn. Unė, falė prindėrve, tė afėrmve, shokėve dhe miqve, ia kam dalė tė mbijetoj dhe e kam bėrė mė tė lehtė rrugėn nėpėr tė cilėn kam kaluar kėto 17 vjet. Njė invalid, qė ka njė gjėndje relativisht tė vėshtirė, qė tė bėhet pjesė e shoqėrisė dhe tė integrohet nė tė, duhet nė rradhė tė parė tė ndihet mirė me vetveten. Tė pranojė atė qė i ka ndodhur, ta njohė sėmundjen deri nė detaje dhe ta sfidojė atė me tė gjitha mėnyrat. Unė ia kam dalė ta bėj njė gjė tė tillė dhe kjo mė ka dhėnė mundėsi qė edhe tė shfaq aftėsitė e mia pėr letėrsinė. Pėr ta bėrė kėtė nuk ėshtė gjė e lehtė. Zakonisht kėto shoqėrohen me trauma tė fuqishme shėndetėsore dhe sociale, por njeriu ėshtė qėnie e arsyeshme qė e do jetėn dhe pėr hir tė kėsaj dashurie lufton pėr ta fituar betejėn.. Nė njė farė kuptimi kam kryer njė shkollė mė vete. Kam fituar eksperienca tė reja, jam pėrballur me vėshtirėsi qė nganjėherė janė edhe tė paimagjinueshme pėr njė njeri tė thjeshtė. Ėshtė e natyrshme se nė kėtė shkollė nuk kam qėnė i vetėm. Kam bashkėpunuar me individė, organizma tė specializuara shoqėrore e institucionale, por, pėr ta bėrė kėtė nuk mė ka munguar asnjėherė vullneti dhe vendosmėria.

Pyetje:     Cili ka qėnė kontakti juaj me letėrsinė?

Pėrgjigje: Unė nuk kam pasur ndonjė moment tė caktuar ku tė kem vendosur njė raport tė mirėfilltė me letėrsinė, por, meqėnėse po mė pyesni, po ju them se, nė klasėn e parė, me rastin e festės sė abetarės, mėsuesja mė ngarkoi tė luaja njė pjesė sė bashku me njė shokun tim pėrpara prindėrve qė kishin ardhur tė na shihnin e tė na dėgjonin. Mė kujtohet, dola shumė mirė nė atė interpretim dhe duartrokitjet e njerzve tė pranishėm mė bėnė tė kuptoja se kisha talent nė interpretimin e pjesėve tė ndryshme. Gjatė harkut kohor tė tre katėr viteve tė shkollės fillore u aktivizova nė koncertet e shkollės dhe recitoja pjesė tė ndryshme. Nė klasėn e gjashtė kam marrė pjesė nė njė konkurs tė fjalės artistike nė Shtėpinė e Kulturės nė qytetin e Pėrmetit dhe dola mirė. Aty mė lindi dėshira pėr tė lexuar mė shumė dhe fillova tė kėrkoj libra tė ndryshėm. Nė fillim u njoha mė njė libėr me tregime tė Petro Markos qė na e rekomandonte mėsuesi nė shkollė. Mė pas u njoha me krijimtarinė e Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit etj. Nga fundi i klasės sė shtatė, qė pėrkon me fundin e viteve 60, u njoha me Romanin “Nėna” tė Maksim Gorkit, i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė lexuarit nė Shqipėri. Kur e lexova nė atė kohė nuk m’u duk ndonjė vepėr kushedi, ndoshta s’e kuptoja nė atė kohė, por mė vonė e rilexova dhe arrita ta pėrjetoj me shumė dashuri. Mė vonė lexova romanin “Lumi i Vdekur”, “Mėrgatė e Qyqeve” e N. Jorgaqit, e shumė e shumė tė tjerė nga letėrsia shqipe dhe e huaj.

Megjithėse nė pėrgjithėsi letėrsia e asaj kohe ka qėnė e orientuar dhe e kontrolluar me autorėt e lashtėsisė dhe ata tė mesjetės, ne, me pak vėshtirėsi, mundnim tė kontaktonim edhe me autorė tė krijimtarisė botėrore.  Pas viteve 90 –tė, ka pasur njė dyndje e letėrsisė moderne botėrore dhe kontakti me tė ėshtė i bollshėm sa shpesh nuk arrijmė t’i asimilojmė.

Pyetje:  Kur ju ka lindur dėshira pėr tė shkruar dhe, pse shkruani, ndėrkohė qė ju mund tė bėnit njė punė apo tė zgjidhnit njė fushė tjetėr?

 Pėrgjigje: Unė do t’u thosha se, nė moshėn e adoleshencės, apo mė vonė, kur njeriu u jep liri ėndrrave tė veta, as qė e kisha menduar ndonjėherė se njė ditė mund tė shkruaja apo tė meresha me krijimtari. Nė vitet e shkollės sė mesme dhe mė pas, kam patur rastin tė bėj ndonjė poezi, apo tė interpretoja nė skenė, por kurrė s’mė kishte shkruar nė mendje se do tė shkruaja vetė njė ditė. Mė ka pėlqyer shumė tė lexoja dhe relativisht kam lexuar shumė, por fusha e krijimtarisė mė ėshtė dukur larg. Kam pasur njė ditar timin tė viteve tė gjimnazit dhe mė pas, duke hedhur disa nga momentet mė pikante tė jetės, por kjo nuk ka qėnė me ndonjė prapamendim. Pas aksidentit, nga viti 1995-96 shkrova disa poezi qė i mbaja nė sirtarin tim dhe vetėm kaq. Njė ditė m’i zbuloi njė miku im dhe ai u bė shkas pėr tė mė pėrballur me njė mėsuesin tim tė vjetėr, poet dhe shkrimtar i njohur nė rang kombėtar. Ai, pasi i lexoi, ato mė shtyu tė shkruaja duke mė thėnė se kisha talent dhe nė tė ardhmen do tė bėja gjėra tė bukura. Pas atij momenti dyluftova gjatė me veten pėr tė shkruar romanin tim tė parė “Ēmimi i Faljes”. Qė nga ai ēast hyra nė botėn e krijimtarisė dhe pas kėsaj nuk mund tė jetoj dot pa tė. Mė vonė shkrova romanin “Letėr nga ferri” e mė pas, nė vitin 2007, u botua romani “Franēi, mbesa e kapitenit”. Sė shpejti pres tė botoj njė roman tjetėr tė cilin e kam pėrfunduar si dhe njė pėrmbledhje poetike qė pėrmban krijimtarinė time tė dhjetė viteve tė fundit. Gjatė kėtij harku kohor kam shkuar artikuj tė ndryshėm nė shtypin e pėrditshėm, kam shkruar disa tregime nė gazetėn “Drita” si dhe disa pjesmarrje nė konkurset kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr poezinė dhe fabulėn nė tė cilėt jam vlerėsuar edhe me ēmime pėr njė kontribut tė lartė nė promovimin e letėrsisė shqipe nė kėto vende, kryesisht nė Greqi dhe Itali.

Pyetje:  A mund tė na thoni pėrse shkruan Ligori?

Pėrgjigje: Kėsaj pyetje e kam tė vėshtirė t’i pėrgjigjem sepse edhe vetė nuk e di se pėrse shkruaj, por, duke iu referuar njė optike tashmė tė njohur botėrore e quajtur “optika oruelliane”, mė duhet t’ju shpreh tre ose katėr motive qė e bėjnė krijuesin tė shkruajė; sė pari ka njė lloj egoizmi tė mirėfilltė tek ai qė shkruan, pavarėsisht nėse e shfaq apo jo ai kėtė. Sė dyti, nė krijimtarinė e tij krijuesi pėrfshihet nga njė lloj entusiazmi estetik qė nė momentin e krijimtarisė sė tij e ka nė nivele tė larta, pėrtej vlerėsimit qė do tė marrė mė pas nga lexuesi apo kritika e mirėfilltė. Nė momentet qė shkruan ai nuk e merr fare parasysh njė gjė tė tillė. Sė treti, shkrimtari, apo poeti, nė momentin qė shkruan nuk mund t’i shmanget njė lloj shtyse historike e cila e obligon atė tė bėhet pjesė e saj. Pėrtej stilit, fantazisė, gjetjeve qė bėn njė krijues nė krijimtarinė e vet, ai nė mėnyrė tė pashmangshme bėhet pjesė e kėsaj shtyse historike, qė nė njė farė mase tregon edhe periudhėn historike nė tė cilėn ai ka shkruar. Dhe e fundit, pėr tė mos u zgjatur shumė, ėshtė qėllimi politik nė tė cilėn autori do tė bashkohet apo tė synojė me krijimtarinė e tij. Ėshtė tjetėr gjė tė ngatėrrosh bėrjen e politikės me atė tė bėrjes sė letėrsisė, dhe tjetėr gjė tė realizosh njė qėllim tė caktuar politik nė krijimtarinė tėnde. Nėse ti e realizon me mjeshtėri kėtė qėllim dhe arrin tė ngacmosh ndėrgjegjen e lexuesve, pjesė e njė shoqėrie tė caktuar ku ti kėrkon tė realizosh qėllimet e tua politike pėr njė shoqėri mė tė mirė, mė tė zhvilluar e mė tė civilizuar, atėherė them se e ke realizuar kėtė qėllim.

Nė ballafaqimin e shumė krijuesve me kėtė pyetje ka shumė interpretime, qė pėr mendimin tim duhen respektuar. Ka krijues qė shkruajnė pėr njė katėgori tė caktuar lexuesish, ka njerėz tė tjerė qė kushtėzohen nga fakti se sa janė tė pėlqyer nga masa e njerzve, ka tė tjerė qė nuk u intereson fare lexuesi dhe kritika, por kjo ėshtė relative nė gjykimin tim. Pėr mua, letėrsia ka njė mision zbavitės, argėtues dhe meditativ pėr atė ē’ka thuhet nė tė. Nėse njė poezi, njė tregim apo njė roman i plotėson tė tria kėto komponentė, ajo duhet tė jetė e pėlqyshme, por, ka edhe krijues qė kanė vetėm njė nga kėto elementė dhe janė tė pėlqyshėm pėr njė katgori lexuesish...

 Pyetje: A mund tė na thoni njė motiv pėr tė cilin unė si lexues duhet ta blej librin tuaj?

 Pėrgjigje: Pėr mua njė individ qė e do letėrsinė, nė rradhė tė parė do tė dije nėse libri qė do tė blejė ėshtė, apo jo, libėr i bukur, nėse ka nivel artistik dhe nėse fabula qė pėrshkon veprėn letrare tė jetė tėrheqėse qė atė ta argėtojė. Sė dyti, ai do tė dijė nėse gjatė leximit e argėton dhe i krijon emocione, apo jo, dhe sė treti, nėse mesazhi qė i pėrcjell lexuesit dhe shoqėrisė ky libėr ėshtė aktual dhe ē’vlera pėrmban? Unė mendoj se me krijimtarinė time ia kam pėrcjellė kėto tri elementė lexuesit dhe ata gjatė leximit mund tė argėtohen, mund tė emocionohen, mund tė meditojnė dhe tė mėsojnė shumė gjėra gjatė leximit tė librave tė mi.

 Pyetje: Gjatė leximit tė librit tuaj tė parė “Ēmimi i Faljes” mė tėrhoqi qė nė fillim titulli i librit. Ē’kini dashur tė thoni me kėtė titull?

Pėrgjigje: Mund t’ju them qė nė ballė qė cikli i romaneve tė mia shkruar nga viti 2000 e mė pas i pėrket njė nevoje tė brendshme qė vlon brėnda meje si thirje drejtuar shoqėrisė pėr disa fenomene qė e shqetėsojnė shoqėrinė tonė pas viteve 90-tė. Unė, me njė pjesė tė shkėputur nga jeta ime, kam dashur tė bėj prezent nė shoqėrinė shqiptare e mė tej njė element shpirtėror qė ka tė bėjė me raportet e individit nė familje dhe nė shoqėri, siē ėshtė “falja”. Ne shqiptarėt, por edhe pėrtej kufijve tė Shqipėrisė, vesin e faljes e paguajmė gjithmonė me njė ēmim dhe tėrė jetėn pastaj punojmė pėr tė paguar ēmimin. Nuk mund t’ju them mė tepėr pėr kėtė, pasi lexuesi mė parė duhet ta lexojė kėtė libėr dhe pastaj tė kuptojė se ėshtė kėnaqur, apo jo. Pėr mendimin tim lexuesit pas leximit tė kėtij libri do tė ndihen mė tė kėnaqur, mė humanė, mė njerėzorė. Pėr njė gjė jam i sigurt; nėse dikush do tė fillojė ta lexojė kėtė libėr, nuk ka pėr ta lėnė nė mes.

Pyetje: Po ju lexoj njė pasazh nga libri juaj i dytė: “Letėr nga Ferri” kapitulli i dhjetė me titull “Dashuri nė shtėpinė e priftit”. Pasi ta lexoj do tė doja tė dija mendimin tuaj, ē’kini dashur tė pėrcillni te lexusi me kėto pasazh: 

“Atė mbrėmje Lesi do tė lehte vazhdimisht pas porte, duke lėnė tė kuptohej se dikush qėndronte aty nė heshtje dhe s’kishte ndėrmend tė largohej. Qetėsia e natės dhe rrezet e hėnės qė sapo kishte dalė mbi lartėsinė e malit Poste-han, i dhanė njė siguri tė brendshme pėr tė shuar kuriozitetin dhe pėr tė parė kush ishte ai qė, jo vetėm Lesit, i kishte tronditur qėnien e saj nė kėtė orė tė vonė tė natės.

... Zbriti shkallėt ngadalė dhe iu afrua portės sė oborrit tė madh shtruar me pllaka. Nė ēast Lesi u bė mė agresiv dhe filloi tė lehte mė shumė, duke u hedhur me kėmbėt e para tek kanatet e portės.

-Hesht! – i foli ajo ngadalė qenit dhe tė dy qėndruan si me komandė nė heshtje duke pėrgjuar. Njė trokitje e lehtė u dėgjua nga jashtė portės, duke lėnė tė kuptohej se pas saj dikush priste.

Vendosi ta kapte nė befasi. Hoqi ngadalė shulin e portės dhe duke tėrhequr me dorėn tjetėr kanatin e majtė, pyeti menjėherė: “Kush je ti qė pėrgjon te porta?”

-Jam unė...

-ē’po bėn aty?

-Po rri… tė pres ty…

Nė ēast e njohu dhe, sikur ta kishte menduar qysh mė parė, vazhdoi:

-Tė pėlqej?

-Po. Jashtė mase. Nuk mund…

-Shėėėt. Futu brėnda! –tha ajo ngadalė duke e tėrhequr prej jakės sė kėmishės me dorėn e djathtė. Mbylli me tė shpejtė kanatin dhe, ashtu siē ishte, e ngjeshi pas trupit ndėrsa ai rrinte si zog i zėnė nė ēark dhe mbante tufėn me trendafila pėrpara.

-Po kėto? –pyeti ajo kur ndjeu tufėn e trendafilave, gjėmbat e tė cilėve i shpuan duart e saj tė buta.

-I solla pėr ty. I kėputa tek lulishtja e Vilės. Janė tė freskėta, tani sapo i kėputa, s’pata as kohė t’i rregulloja pak...

Nuk mundi dot ta pėrmbante afshin e dashurisė qė i shpėtheu nė ēast...”

Pėrgjigje: Ky ėshtė njė pjesė e marrė nga romani “Letėr nga ferri”. Nė konceptin tim pėr Parajsėn dhe Ferrin unė kam dashur t’i them lexuesit se Parajsa dhe Ferri janė kėtu midis nesh, janė brėnda nesh dhe, jemi ne ata qė mund ta ndėrtojmė jetėn tonė ku tė duam, nė Parajsė apo nė Ferr. Ky ėshtė njė pasazh dashurie midis dy tė rinjve qė dashurojnė dhe ngrejnė Parajsėn e tyre nė Ferrin e njė qyteti X. Le t’ia lėmė lexuesit tonė tė mėsojė ngjarjet e mėtejshme.

 Pyetje: Nė romanin tuaj tė tretė “Franēi, mbesa e kapitenit” kini prekur njė temė delikate, duke guxuar tė prekni ēėshtjen ēame dhe raportet midis dy tė rinjve tė kombėsive tė ndryshme me njė fabul qė pėrplaset midis fantazisė dhe realitetit. Pse kini dashur ta bėni njė gjė tė tillė?

Pėrgjigje:  Po... ajo ėshtė e vėrtetė. Fabula ka nisur nga njė ngjarje e vėrtetė aktuale qė ka ndodhur nė vitet 90 dhe mė pas unė kam fluturuar me fantazinė time pėr t’i dhėnė udhė njė revolte tė brendshme qė mė ka shqetėsuar prej vitesh. Nė fund tė fundit, sido qė mendojnė njerėzit nė tė dy anėt e kufirit shqiptaro-grek, popujt tanė kanė njė dhe vetėm njė tė ardhme; rrugėn drejt Evropės.

 Gazetari: Ē’dėshironi t’i shprehni lexuesit tuaj pėrpara se t’ju falenderoj pėr intervistėn?

Pėrgjigje: Natyrshėm mė duhet t’i falenderoj pėr pėrkrahjen qė mė kanė dhėnė gjatė kėtyre viteve tė fundit me anė tė telefonatave, mesazheve, letrave tė shumta dhe ju uroj atyre shendet dhe lumturi kudo qė janė. Pėrfitoj nga rasti t’i drejtohem me anėn e kėsaj interviste tė gjithė atyre qė kanė nė dorė tė japin kontributin e tyre pėr kategorinė e njerzve me aftėsi tė kufizuar, duke u thėnė se me qindra invalidė sot kanė nevojė tė ndihmohen, kanė nevojė tė integrohen nė shoqėri, kanė nevojė pėr mė shumė dashuri njerėzore. I bėj thirrje me kėtė rast Kryetarit tė Bashkisė sė qytetit tim dhe tė gjithė kryetarėve tė bashkive kudo qė janė, Kryeministrit tė vendit tim, Presidentit tė Republikės, deputetėve dhe gjithė strukturave shtetėrore, se invalidėt sot kanė nevojė mė shumė se kurrė pėr ndihmėn tuaj. Askush nuk ka bėrė dhe nuk mund tė bėjė kontrato me jetėn dhe jeta e invalidėve pėr fat tė keq ėshtė e shkurtėr. Ju bėj thirrje edhe nė emėr tė tyre: zgjidhini nė kohėn e duhur problemet e invalidėve, sepse ata janė nė luftė tė pėrditshme me sėmundjen qė nga dita nė ditė kėrkon t’i mposhtė.

Lexuesve ju bėj thirje tė blejnė librat e mi pėr tė shtuar kėnaqėsinė dhe bibliotekėn e tyre, por, nė tė njėjtėn kohė, mė ndihmojnė edhe mua tė vazhdoj nė rrugėn e bukur tė krijimtarisė.

 Pyetje: Ku mund t’i gjejnė lexuesit librat tuaj?

 Pėrgjigje:  Ata mund tė komunikojnė me Drejtuesit e Shoqatės sė Personave me Aftėsi tė Kufizuar, zotin LLazar Dako, nė adresėn: adpa@adanet.com.al ose me mua nė adresėn: shytiligor@yahoo.it  Ndėrkohė mund tė blejnė librat e mi nė librarinė e qytetit Pėrmet dhe Shtėpinė botuese “Medaur” nė Tiranė. 

Gazetari: Atėherė nuk mė mbetet gjė tjetėr, veēse t’ju falenderoj pėr kėtė intervistė, duke e lėnė tė hapur bisedėn tonė pėr takime tė tjera. Faleminderit dhe punė tė mbarė!

 

Ligor Shyti: Punė tė mbarė edhe ju dhe faleminderit!

 

Pėrmet mė 20 qershor 2008.


Data krijimit : 03/09/2008 @ 18:52
Modifikimi fundit : 23/12/2008 @ 13:26
Kategori : Reportazhe
Faqe e lexuar 5604 herė


Printoni artikullin Printoni artikullin

Reagimi juaj

Asnje nuk ka bere komentim ne ket artikull.
Pra ju do te jeni i pari !

Donation
    Ēdo donacion mund ta kryeni pranė : RAIFFEISEN BANK

    Nė numrat e llogarisė:
  • 0 1 0 1 0 0 1 9 4 6    ( Dhurim nė LEK ),
  • 8 0 1 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione en €URO ),
  • 8 0 2 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione in DOLLAR USD ).
    FALEMINDERIT.
Special !

50% ULJE

ne sherbimet dentare

AKORD me KLINIKAT "VIP"


ēmimi 500 lek

Interviste Press

ligori_img.png


 Me shkrimtarin  Ligor Shyti  
(Reportazh.......)

Partner

Hits : 359
Hits : 359
Hits : 359

Shtoni reklamen tuaj

T O P