Introduction

Close Presantation

Close Social Activity

Close

Public Servis

Close Documentation . . .

Close Internet Servis

Close Library

Close Te Ndryshme

Close Sende per Falje

Close Mjekesi

Newsletter
To receive news about this website, consider subscribing to our Newsletter.
Subscribe
Unsubscribe
6 Subscribers

   visitors

   visitors online

Library - ĒMIMI I FALJES

Romani "Ēmimi i Faljes"       



C_faljes.jpg
Njė djalosh, pasi i shpėton thonjve tė pamėshirshėm tė vdekjes, duke e sfiduar atė, i bėn nderkohė pretencėn dhe apologjinė e jetės. U jep kohės, personazheve e vetvehtes, nėpėrmjet librit tė tij tė parė njė ēmim tepėr njerėzor, tepėr tė kėrkuar nga koha e shoqėria aktuale shqiptare: “Ēmimin e Faljes”.Ligor Shyti, autori i Romanit, vė nė faqet e kėtij romani jetėn e tij: Punėn, luftėn, qėndresėn, triunfin brenda njė sfondi shoqėror qė shkon paralel e qė pėrgjason me tėrė zhvillimet, dėshtimet fitoret, ėndėrrimet, humbjet, zhgėnjimet e udhėkryqet e pėrbashkėta. Autori ėshtė pjesė e pjellė e kėsaj shoqėrie dhe e pėrfaqėson atė aq individualisht sa edhe si karakter shoqėror, por edhe me njė ndryshim tė dukshėm e metaforik. Ai jashtė ēdo mundėsie ngrihet me njė forcė shpirtėrore e jetėsore tė jashtėzakonshme mbi tėrė paqartėsitė, mbrapėshtitė e shoqėrisė dhe tė kohės dhe del nė ballė tė tyre si yll karvani.Libri Ēmimi i Faljes ka njė kohė e vėnd tė pėrcaktuar. Ngjarjet e tėrė materialet e romanit pėrfshijnė periudhėn kohore 15-20 vjeēare midis viteve 1984-1997. Epiqėndra e romanit ėshtė vendlindja qyteti i Pėrmetit, por gjeografia e zhvillimit tė veprimeve nė vepėr shtrihet nė disa qytete tė jugut, nė Tiranė, madje dhe jashtė vėndit nė Janinė e Romė.Duke pasur pikėnisje disa nga vitet e fundit tė socializmit e duke vazhduar nvitet 90-tė, vitet e ndryshimeve tė mėdha demokratike, vite tė njė trazicioni tė gjatė e tė vėshtirė, romani sjell pasqyrėn e tyre. Periudha disa vjeēare sjell nė roman tablonė e lėvizjes sė pėrgjithshme shoqėrore e psikollogjike midis dy epokave, midis dy shoqėrive, tregon rrugėt peripecitė, dobėsitė, thyerjet, deformimet, aksidentet… dhe brenda kėsaj hapėsire zbulon vlerat e antivlerat, pėrplasjet politike, morale, psikollogjike tė grupeve shoqėrore, madje edhe tė individėve, tė cilėt bashkėrisht pėrjetojnė njė shkatėrrim njė dhimbje, e gjithashtu bashkėrisht e paralelisht kėrkojnė njė rrugė mė tė mirė, mė tė sigurt, mė dinjitoze, mė njerėzore. Nė roman kjo jepet artistikisht me njė fund pėr socializmin dhe me njė fund tė njė lidhje bashkėshortore. Dhe nė kėtė sfond, si personazhet kryesore tė veprės, ashtu dhe shoqėria shqiptare do tė paguajė “ēmime” dramatike. Por Koli Dhima, personazhi qėndror i romanit, duke e pranuar sfidėn e ēmimit vetiak ėshtė tepėr i qartė e i vetdijshėm pėr njė “ēmim tė faljes”… kurse Nela e tė tjerė lėvizin nė njė gjėndje mjegullnaje herė tė paqartė, herė meskinė, egoistė, e herė edhe me ligėsi. Autori kėtu gjen fushėn e analizave, tė ballafaqimeve, tė akuzave, tė apelimeve, por edhe tė shfaqes sė vlerave tė vėrteta njerėzore e qytetare. Me kėtė material artistik autori shpreh konceptet e tij filozofike dhe shoqėrore pėr jetėn, familien, raportet morale e njerėzore me brezat, kėndvėshtrimin pėr traditėn dhe aktualitetin. Eshtė koha e dramave tė mėdha, e dhimbjeve tė shumta. Pėrballė tyre e tok me to edhe aksidenti qė e paralizon personazhin kryesor tė romanit e qė i shton dramacitetin e veprės. Koli Dhima tanimė do tė luftojė me vdekjen dhe pasi e mposht atė, fiton jetėn nė njė gjėndje tjetėr jo tė zakonshme si tė gjithė tė tjerėt. Tani, me gjysėm trupi, pra “njė gjysėm njeriu” do tė pėrballojė egėrsi e ligėsi tė tjera. Nela, bashkėshortja egoiste “tjetėrsohet” para syve tė tij e tė pjestarėve tė families, thurr rrjetėn e merimangės, intrigon e po pėrgatit braktisjen, divorcin. E thėnė mė qartė, ajo tani shfaqet ashtu si ē’qėnkėsh gatuar… Fillojnė zėnkat, zėmėrimet, mėritė, egėrsitė, fyerjet e ndėrsjellta qė shpesh janė pa shpjegim, por edhe me njė paramendim tė mbrapshtė. Ndėrhyjnė nga tė dy anėt tė afėrmit me paragjykimet e emocionet e tyre. Ēėshtja tensionohet e ndėrlikohet… dhe del shumė shpejt nė skenė gjyqi, si pjesa mė pėrfaqėsuese e shtetit dhe e shoqėrisė sė kohės. Kėsisoj autori duke i qėndruar afėr sė vėrtetės, na jep fytyrėn mė tė turpshme e mė korruptive tė saj qė emri i paska mbetur “drejtėsi”. Ka episode tė dhimbshme e drithėruese. Atij qė aksidenti i rrėmbeu gjysmėn e trupit, tani kėta njerės, kėto institucione, pa shpirt e moral, po bėjnė ē’ėshtė e mundur t’i marin gjysmėn e families, gjysmėn e pasurisė, gjysmėn e apartamentit, pra dhe gjysmėn e krevatit bashkėshortor. Dhe tėrė kjo kuluni paskėrka edhe njė avukat, avukatin M…. qė e quan vehten “avukat mbrojtės”, kurse Koli, mbi karrocėn e invalidit, do tė jetė i shtėrnguar tė ndjekė tėrė ato instanca gjyqesh, e do tė verė edhe nė sallėn e gjyqit tė Tiranės pėr t’u pėrfaqėsuar e pėr t’u mbrojtur vetė. Ai nuk ka avukat mbrojtės dhe kjo sa ėshtė njė realitet ėshtė edhe njė nėntekst artistik. Nė kėtė rrugė tė lėvizjes sė shoqėrisė, autori na jep edhe format e pėrmasat e evoluimit psikollogjik e shpirtėror tė njerzve. Gjejmė ata qė nuk evoluan dot e qė zbuluan amoralitetin dhe egėrsinė njerėzore…Lexuesi, njeriu i shėndoshė, natyrshėm ballafaqohet me vetvehten, ndihet ngushtė e skuqet pėrpara Koli Dhimės… dhe sigurisht diēka tė rėndėsishme do t’i thotė vetvehtes.Romani ka njė material tė pasur jetėsor dhe na sjell pėrpara edhe njė informacion tė bollshėm pėr kohėn. Ai tė kujton, tė freskon, tė thellon nė realitetin e kohės. Madje me kėtė peshė ai do tė shoqėrojė edhe brezat qė do tė vijnė. Koli ėshtė njė ushtarak qė e ka ėndėrruar e dashuruar kėtė detyrė. Si pjesė e shoqėrisė qė binte e trasformohej, tabloja e jetės ushtarake pėrbėn njė vlerė tė veēantė shoqėrore e dokumentare. Por autori ka pėrfshirė brėnda jetės sė komunitetit tėrė ngjarjet kulmore tė viteve 90-tė, ngjarrje qė hyjnė aq thellė nė jetėn e njerzve; ndryshimet pluraliste, zgjedhjet politike, reformat qeveritare, demagogjitė partiake, fantazmat e firmave piramidale, madje edhe katraullėn e kallashnikovėve tė vitit 1997, masakrėn e 9 Marsit nė Pėrmet, koncertet me kėngėt lirike pėrmetare pas krismave tė armėve… etj.Nė kėtė vėshtrim “Ēmimi i Faljes” ėshtė ndėr romanet e para, qė si njė kronikė artistike, fikson ngjarjet mė interesante e mė tė ndjeshme tė kombit e tė shoqėrisė shqiptare nė njė prej pjesėve periferike tė saj.Nė njė kėndvėshtrim mė tė pėrcaktuar, romani me tėrė vlerat e nivelet e tij ėshtė vetvehtja e autorit. Si ē’e pohon nė njė pjesė tė ngjarjes edhe heroi kryesor i romanit, nė kėtė libėr ne njohim vetėm njė nga faqet e dukshme tė “Ajzbergut” tė jetės sė tij. Pjesėt e tjera ne duhet ti nėnkuptojmė, e gjithashtu tė shpresojmė se do t’i ndriēojnė libra tė tjerė qė presin tė shkruhen.Kompozicjoni nė roman, ndonse duket si copėza tregimesh, ėshtė i ngjizur me njė subjekt tė gjetur, i cili rjedh si njė burim qė gurgullon pėr nga vėrtetėsia dhe nga mėnyra e rrėfimit. Sa mė larg shkon kjo rrjedhė aq mė e bukur e mė e plotė ndihet ėmbėlsia e gjuhės artistike. Natyrisht, kjo ėshtė njė aritje pėr njė autor qė provon pėr herė tė parė tė shkruajė nė njė gjini tė madhe. Autori ka parapėlqyer njė rrėfim tė qartė e shpesh edhe tė kombinuar. Herė pėrshkrues e herė meditativ. Ngjarja rrjedh natyrshėm e me emocione. Personazhet kryesorė kanė vėrtetėsi e shprehje tė plotė artistike. Ata janė dy “sofra” ku mbledhin, vėnė nė lėvizje e zbulojnė edhe mjaft personazhe episodikė tė veprės..Romani, ashtu si heroi kryesor, ecėn drejt e kryelartė… Edhe nė i mungoftė diēka, ai ėshtė shėmbėllimi i Koli dhimės, qė edhe kur nuk i punojnė kėmbėt, ai ecėn drejt e ndoshta mė mirė se disa tė tjerė, ecėn pėrpara duke u thėnė tė gjithėve se mund tė ecet edhe kėshtu. Ja edhe romani “Ēmimi i Faljes” po ecėn…ēan pėrpara, ecėn e synon larg nė marathonėn e morisė sė madhe tė krijimeve tė kohės.
Ylli Hoxhaj





.

Creation date : 07/04/2008 @ 14:39
Last update : 30/05/2008 @ 08:30
Category : Library
Page read 10540 times


Print the article Print the article

Reactions to this article

Nobody gave a comment yet.
Be the first one to do it!

Donation
    Ēdo donacion mund ta kryeni pranė : RAIFFEISEN BANK

    Nė numrat e llogarisė:
  • 0 1 0 1 0 0 1 9 4 6    ( Dhurim nė LEK ),
  • 8 0 1 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione en €URO ),
  • 8 0 2 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione in DOLLAR USD ).
    FALEMINDERIT.
Special !

A D P A(SHPAK)

 It helps on social integration, offers administration help, professional education, health education.  We do exchange experience with all those have same healthy problems, social problems and economical too,

Interviste Press
Partner

http://www.adpa.info/img/pub/topograf_buton.png
Hits : 213
Hits : 387
Hits : 387

Ad your publicity:
it's free

Top