Introduction

Close Presantation

Close Social Activity

Close

Public Servis

Close Documentation . . .

Close Internet Servis

Close Library

Close Te Ndryshme

Close Sende per Falje

Close Mjekesi

Newsletter
To receive news about this website, consider subscribing to our Newsletter.
Subscribe
Unsubscribe
6 Subscribers

   visitors

   visitors online

Library - LETER NA FERRRI

L E T Ė R    N G A     F E R R I



leter_nga_ferri.jpg
Pas njė jete dramė, qė kthehet nė sfidė me romanin “Ēmimi i faljes”, autori Ligor Shyti, vjen sėrish para nesh me romanin e tij tė dytė “Letėr nga ferri”, botim i shtėpisė botuese “Medaur”.Nėpėr faqet e kėtij romani lexuesi do tė takohet me personazhe tė njė shoqėrie tė tejzgjatur me hallet e tranzicionit tė vet, ku ēdonjėri prej tyre, si episodik, ashtu edhe tėrėsor, do tė zbulojė karaktere qė rrethojnė pėrditėsinė tonė.Dhimbshėm del qysh nė fillim plaku Bonxha, i cili kėrkon tė mbytė trishtimin e tij pėr jetėn e pashpresė brenda kupės sė rakisė. Rezėllitet paksa nga njė premtim elektoral, por nuk do tė vonojė dhe mbi tė do tė derdhet njė rrebesh i ashpėr brutaliteti nga njeriu qė ka marrė votėn edhe prej tij, me pėrgjegjėsinė pėr tė qeverisur qytetin. Ėshtė e natyrshme qė kėtu do tė kryefjalojė zhgėnjimi pėr Bonxhėn, por jo vetėm pėr tė.Tragjik paraqitet fati i Xhorxhit, tek i cili autori ka dashur tė trupėzojė figurėn e njė idealisti dhe rreth kėsaj figure pėrqėndrohet krejt aksioni i romanit. Me mendimet e tij pėr qytetin dhe pėrparimin qė kėrkon pėr tė, ai shpaloset disi utopist. Fati, por jo vetėm ai, madje mė tepėr se fati, janė rrethanat qė e ēojnė kėtė personazh deri nė vetvrasje dhe, pas kėtij akti, ai do tė kthehet gati nė njė mister pėr vetė qytetin.Stefani nė kėtė roman, si personazh qėndror, jo vetėm qė ėshtė shoku i Xhorxhit, por, duke qenė edhe ai njėkohėsisht brenda figurės sė idealistit, kudo e deri nė fund, do tė mbetet i vetmi apologjet i tij. Kjo apologji shpaloset mė e dukshme pas ardhjes sė letrės sė mistershme dhe nė ballafaqim tė hapur me dy pushtete: kreu i qeverisjes lokale dhe ai i drejtėsisė. Rreth kėtyre dy pushteteve skicohen e portretizohen personazhe qė kanė tė bėjnė me me klubin e beqarėve (njė alegori mė vete kjo brenda alegorisė sė vet romanit). Pikėrisht kėtu vritet brutalish e pa kurrfarė mėshire ndėrgjegjja dhe zbulohet ai fenomen gėrryes i shoqėrisė sė sotme: korrupsioni, kapadaillėku e dallkaukllėku bashkė. Nė kėtė vazhdė, pena e autorit ndjek e pėrshkruan qetėsisht veprimtarinė e tyre dhe me anė tė konvencionit ajo i drejtohet ēdo qytetari pa dallim, ndėrgjegjes shoqėrore pėr tė reflektuar e zgjuar, pėr t“u vetpastruar, nėse ne duam tė bėhemi pjesė e progresit dhe e pėrparimit.Te ky roman, nė dallim me prurjen e parė tė autorit invalid, kemi njė pėrpjekje tė suksesshme dhe serioze pėr tė bėrė kapėrcime tė dukshme. Nga pikėpamja ndėrtimore autori operon me njė subjekt tė nėndheshėm dhe duket se ndėrtimin e tij e lė nė dorė tė lexuesit, duke pėrdorur teknikėn e konvencionit, alegorisė dhe, herė pas here, ai ndėrthur elementin tradicional me atė tė realizmit magjik, po tė kemi parasysh zanafillėn e romanit me simbolikės sė urės, tė pėrroit tė frikshėm, monumenti dhe klubi i beqarėve pėrballė. Por pjesa mė e elektrizuar dhe njėherit njė nga pjesėt mė tė bukura tė kėtij romani, sigurisht qė ėshtė momenti i mbėrritjes se letrės dhe vet letra. Kėtu autori takon e bashkon nė njė botėn reale me atė ireale dhe, pėr nga intesiteti qė mbart kjo pjesė, sjell e pėrcjell tek lexuesi njė ngarkesė tė veēantė emocionale.Romani “Letėr nga ferri” duhet lexuar dhe kuptuar vetėm brenda alegorisė e cila buron qysh nė stilemėn titull, duke u detajuar nė ēdo pjesė dhe kapitull. Vetėm njė lexim i tillė mund tė riprodhojė te lexuesi ato mesazhe qė ka shprehur autori si njė apel pėr cilindo qytetar. Duke mos patur pėr objekt njė analizė tė hollėsishme pėr kėtė roman, qė ėshtė pa dyshim njė arritje e autorit, por edhe pėr t“i lėnė hapėsirėn e vet gjykuese ēdo lexuesi, gjej rastin ta pėrshėndes autorin Ligor Shyti dhe t“i uroj sinqerisht qė tė na mbledhė sėrish me emocione tė tilla.

 


Creation date : 09/04/2008 @ 08:12
Last update : 30/05/2008 @ 08:31
Category : Library
Page read 2523 times


Print the article Print the article

Reactions to this article

Donation
    Ēdo donacion mund ta kryeni pranė : RAIFFEISEN BANK

    Nė numrat e llogarisė:
  • 0 1 0 1 0 0 1 9 4 6    ( Dhurim nė LEK ),
  • 8 0 1 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione en €URO ),
  • 8 0 2 0 0 0 1 9 4 6    ( Donatione in DOLLAR USD ).
    FALEMINDERIT.
Special !

A D P A(SHPAK)

 It helps on social integration, offers administration help, professional education, health education.  We do exchange experience with all those have same healthy problems, social problems and economical too,

Interviste Press
Partner

Hits : 400
Hits : 400
Hits : 400

Ad your publicity:
it's free

Top