Ne jemi Gjithmone Gati per nje Sfide 
Aktiv__Femijet
Antare

Histori e  Shkurter e  Shoqates

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara Shpak (ADPA) u themelua në janar 1995, me iniciativën e një grupi personash me aftësi të kufizuara. Eshte një bashkim vullnetar, që praktikon aktivitetin e saj si një organizatë e pavarur humanitare, pavarësisht nga seksi, raca, mosha dhe bindja politike. SHPAK(ADPA) numëron më shumë se 7500 anëtarë dhe ka aktivitet në 12 rrethe të Shqipërisë. SHPAK_u një OJQ jo fitimprurese dhe e bazon punën e saj në fushen e mbrojtjes te te drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuara, dhe në mbështetjen  në realizimin e integrimit të tyre në shoqëri. Puna e saj është e përqendruar në aspektet juridike, mjekësore, këshilluese, mbrojtjen e të drejtës së personave me aftësi të kufizuara për zbatimin e standarteve demokratike në Shqipëri. Shpak(ADPA) synon që me projekte dhe programe e saj të siguroje afrimin e shërbimeve të ndryshme në fushën e aftësisë së kufizuar si: rehabilitimin, arsimin, socializimin dhe trajnimin profesional për personat me aftësi të kufizuara dhe te femijeve te tyre. Objektivi përfundimtarë i Shoqatës sonë është permiresimi i jetes dhe integrimi total i personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e jetës dhe shoqërisë civile.  ADPA ka punuar dhe punon vazhdimisht për të krijuar një legjislacion favorizues, dhe të rrisë ndjeshmërinë e opinionit publik shqiptar për tu' a bërë të ditur problemet e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.  Gjatë 25 viteve të jetës të aktivitetit  te saj, ajo ka organizuar shumë aktivitete dhe ka realizuar shumë projekte. Disa prej tyre: shpërndarja e produkteve ushqimore për anëtarët e saj, kualifikimi dhe trajnimi profesional në kompjuter, kurse te mesimit te gjuhes Angleze dhe Italiane,  Qendra te reaftiesimit fizik ,si dhe punesimin  te disa prej anëtarëve të saj, etj. ADPA është antare e Forumit Europian të Aftësisë së Kufizuar.

Per me teper